19:58 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Kandidati i AAK-së Lahi Brahimaj pritet mirë në Dushkajë

Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj është pritur mirë në Dushkajë, në vendin që është lindur dhe ku është bërë shumë i njohur si një ndër luftëtarët më të dalluar të UÇK-së.

Postimi i plotë i Lahi Brahimjajt

Gjithmonë jam ndjerë krenar me Dushkajën, sonte si djalë i juaj, ju jam mirënjohës për mbështetjen e madhe që më dhatë mua si kandidat i kësaj ane dhe Aleancës.

Do të ju jem falënderues gjithë jetën secilit nga ju që ishit prezent sonte, jeni krenaria dhe forca jonë.

Faleminderit Dushkajë, vendi ku u linda dhe u bëra ky që jam, me ju, jam rritë, kam arritë deri këtu, faleminderit nga zemra për të gjithë juve nga gjitha anët që na nderuat më prezencen tuaj këtë takim.

Një falënderim i veçantë për kryetaret e nëndegëve dhe gjithë aktivistat që ndihmuan organizimin.

Dalshim faqebardhë!

#AAK135

#RamushHaradinaj1

#LahiBrahimaj22