14:37 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kapitanoviq: Vendimi final i vizave për Kosovën në dorën e Parlamentit Evropian

Paketa e zgjerimit të Bashkimit Evropian e vitit 2013 e kishte përfshirë edhe Kroacinë si anëtaren më të re. Më 1 korrik 2013, Kroacia u bë anëtarja e 28-të e BE-së. Një dekadë të plotë pas aplikimit për anëtarësim.

Vetëm në 2004-ën, BE kishte zyrtarizuar statutin e kandidatit për Kroacinë, negociatat për çka filluan një vit pas dhe pasuan me një varg kriteresh që shteti i dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë do të duhej të plotësonte.

Ndër kriteret kryesore ishte ai i bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës për të adresuar çështjet e krimeve të luftës.

Pesë vite pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, ambasadorja kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq shikon mbrapa dhe tregon se nuk ishte aspak proces i lehtë, por i domosdoshëm të ndodhte për qytetarët.

Njëlloj thotë se duhet të jetë edhe për Kosovën që synon integrimet në Evropë.

Në një intervistë për KosovaPress, një ditë pas raportit  pozitiv të Komisionit Evropian sa i përket plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën, ambasadorja kujton që tani kjo çështje i takon Parlamentit Evropian dhe është në dorën e politikës.

Ajo megjithatë thotë se raporti i KE-së është një bazë e mirë për anëtarët e Parlamentit Evropian ngase thekson vullnetin e mirë për luftimin e Korrupsionit që kanë institucionet e Kosovës. Megjithëse thotë se më mirë do të ishte nëse kriteret e fundit, sidomos ai për caktimin e demarkacionit me Malin e Zi të ishte plotësuar më herët.

Vendimi final pro liberalizimin e vizave për Kosovën apo jo, u takon ministrave të punëve të brendshme të shteteve anëtare që janë pjesë e Parlamentit Evropian.

E pyetur nëse në këtë drejtim do të mund të ketë pengesa për Kosovën, ambasadorja

Ajo theksoi se janë dy obligime ndërkombëtare që Kosova ka marrë përsipër nga dialogu e që duhet t’i plotësojë. E para ka të bëjë me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe e dyta me krimet e luftës përmes dhomave të specializuara në Hagë.

Një temë tjetër e diskutueshme është edhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcat e armatosura të Kosovës, për çka kërkohen votat e deputetëve serbë. E pyetur nëse Kosova është afër për ta përmbushur këtë dhe anëtarësimit në NATO, Kapitanoviq ka theksuar se ndryshimet për këtë gjë duhet të bëhen përmes Kushtetutës.

Kroacia është ndër vendet që kishin njohur dhe mbështetur pavarësinë e Kosovës qysh në fillim të shpalljes së saj. Zyrtarisht kjo njohje ishte bërë më 19 mars të vitit 2008, pak javë pas shpalljes së pavarësisë.  Kroacia dhe Kosova kanë marrëdhënie të gjata miqësore.

Por ky është një qëndrim shumë i mirë, por është vetëm një qëndrim fillestar, sipas ambasadores kroate. Kapitanoviq thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dehe Kroacisë kanë një strukturë shumë të mirë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale por ende duhet të punojnë në zhvillimin dhe intensifikimin e këtyre marrëdhënieve.

Sipas saj, një mundësi e mirë për intensifikimin e marrëdhënieve është edhe përmirësimi ose intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

Ajo po ashtu është shprehur e vetëdijshme për lidhjen emocionale që populli shqiptarë ka me atë kroatë, e që sipas saj u pa edhe me tifozërinë që iu bë ekipit kroat në Kosovë, gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit sivjet.