23:26 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / AR

Karim Benzema dhe Vinicius junior, fituesit e ardhshëm të “Topit të Artë?

Karim Benzema dhe Vinicius junior do të jenë fituesit e ardhshëm të “Topit të Artë?

Kështu mendon trajneri i Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit.

Ai beson se Benzema ka motivimin e duhur tani pasi u rendit i katërti për “Topin e Artë”.

“Benzema ka pasur një sezon fantastik, përfundoi i katërti dhe do ta ndihmojë që të motivohet që të luajë më mirë dhe të fitojë atë”, u shpreh Ancelotti.

“Vinicius ka kualitetin që të jetë kandidatë për Topin e Artë një ditë. Kishim Benzemën, Modric, Courtois, në listën e ngushtë dhe Reali ka shumë opsione të tjera”.