19:22 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Këngën “M’ke harru” nuk harrohet, po vazhdon të klikohet

Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu e kompletuan këtë sezon me një hit të paharruar.

Dyshja e suksesshme publikuan projektin me titullin ‘M’ke harru’ të cilën e realizuan edhe me  një videoklip veror dhe pamje fantastike në bregdet.

Duke qenë prej artistëve më të dashur dhe më të kërkuar në vend, suksesi i këngës ishte i padiskutueshëm, shkruan Indeksonline.

Vetëm pak ditë nga publikimi kjo këngë tashmë ka arritur në mbi 2.5 milionë klikime në kanalin ‘Youtube’.

Përveç projektit të përbashkët, Ledri dhe Ermal gjatë kësaj vere sollën edhe disa këngë të tjera të suksesshme që po vazhdojnë të dëgjohen në secilin ambient.

Dy artistët poashtu janë teje të angazhuar edhe me koncerte në trojet shqiptare./Indeksonline/