16:49 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Këngëtarë, aktorë dhe sportistë bashkojnë forcat, lansojnë një këngë për Tokën

Reperi i njohur amerikan, Lil Dicky ka lansuar këngën “Earth”. Brenda këtij projekti janë të përfshirë vokale të shumë fytyrave të njohura publike.

Artistët që janë të përfshirë në këtë projekt të madh janë: Justin Bieber, Ariana Grande, Halsey, Zac Broën, Brendon Urie, Hailee Steinfeld, Wiz Khalifa, Snoop Dogg, Kevin Hart, Adam Levine, Shaën Mendes, Charlie Puth, SIA, Miley Cyrus, Lil Jon, Rita Ora, Miguel, Katy Perry, Lil Yachty, Ed Sheeran, Meghan Trainor, Joel Embiid, Tory Lanez, John Legend, Backstreet Boys, Bad Bunny, Psy dhe Kris Wu.

Videoklipi është animacion, ku artistët janë të paraqitur sikurse kafshë. Kënga i është kushtuar planetit Tokë.

Projekti është pritur shumë mirë nga publiku, ku ende pa i mbushur 24 orë, ka grumbulluar tre milionë shikime./Indeksonline/