16:30 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Kilogramët e tepërt do të largohen më shpejt nëse konsumoni këto ushqime

Veza është një ushqim super proteinik në të cilin gjenden të 9 aminoacidet e domosdoshme për organizmin. Jo rastësisht, studimet tregojnë se të konsumosh vezë për mëngjes, ndihmon shëndetin e mirë dhe ul nevojën për kalori në vazhdim të ditës, duke ndihmuar kështu në dobësim. Sigurisht që nuk është nevoja t’u themi që veza është më mirë të konsumohet e zierë se sa e skuqur në gjalpë 😉
 
Avokado ka përqindje të lartë të yndyrave të mira dhe të proteinave. Të gjitha këto e bëjnë super ushqim. Sigurisht që avokado ka më shumë kalori se frutat e tjera(160 kcal për 100 gr) por është treguar gjithashtu që është në gjendje të ndalojë ndjesinë e urisë. Avokadon mund t’a konsumoni të shoqëruar me domate, vaj ulliri dhe djathë të bardhë, pra në formë sallate. 
 
Speci djegës ka aftësinë që të përshpejtojë aftësinë e metabolizmit për të përpunuar ushqimin duke e shtyrë atë të djegë yndyrat pas gati 20 minuta pas konsumimit. Vetëm se, për të përfituar sa më mirë prej tij, duhet të konsumoni specin e vërtetë dhe jo pluhurat e gatshëm.
 
Kanella nuk është vetëm e fuqishme për të përshpejtuar punën e organizmit por është edhe në gjendje të bllokojë përthithjen e glukozës dhe të përmirësojë aksionin e inulinës për të larguar sheqerin nga gjaku. Shtoni pak kanellë në kapuçinon, salepin a kudo ku ju shijon.
 
Xhinxheri është konsideruar përmirësuesi universal për shkak të cilësive të panumërta që ka, është anti-inflamator natyral, është i dobishëm kundër hipertensionit. Ndihmon edhe për të mbajtur nën kontroll urinë dhe në djegien e yndyrave. Nuk është nevoja për shumë përpunime, mjafton të zieni sasinë e nevojshme në ujë dhe ta pini si çaj. Nëse është shumë i fortë, shtojini ujë.