08:00 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Koleksion i ri, Golf shumë ngjyrësh

Nëse flitet për shijen, Volkswagen Golf Harlequin kërkon një përshkrim specifik.

Makinat gjermane njihen si shumë të të forta, por disa prej tyre kanë edhe një karakter të pazakontë në dukje

Meqenëse kishte kërkesë për makina që kanë pjesë të kombinuara dhe me ngjyra të ndryshme, atëherë VW filloi të bëjë një kombinim të pazakontë në vitet e 60-ta.

Fillimisht janë kombinuar pjesët e Polo, duke e nxjerrë modelin Harlekin, që u prodhuan në 3,100 njësi dhe u shitën menjëherë.

Kërkesa vazhdoi edhe kur modeli i ngjashëm Golf Harlequin doli në shitje në vitin 1957, ndërsa u ofruan edhe disa njësi të Beetle shumëngjyrëshe.

Tani, një koleksion prej 264 makinave të tilla, e ka në pronësi një çift bashkëshortor në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara, ndërsa po vazhdojnë të blejnë.

Në të ardhmen, Volkswagen Golf Harlequin do të ketë shumë më pak dhe ky koleksion mund të sjellë shumë të ardhura. /Indeksonline/