22:35 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

‘Komedi e Kuqe’, drama që pasqyron realitetin e të rinjve kosovarë, të enjten premierë në Teatrin e Mitrovicës

Realiteti i të rinjve kosovarë dhe peripecitë e tyre për të gjetur një rrugë drejt një jete më të mirë, është boshti kryesor i dramës ‘Komedi e Kuqe’ me autore Albana Muja, ecila këtë të enjte do të jepet premierë në Teatrin e Mitrovicës.

Kjo pjesë teatrale vjen e realizuar nga regjisorja kosovare, Kreshnike Osmani e cila përmes lojës së aktorëve, sjellë një qasje krejtësisht origjinale dhe unike.

Osmani për Indeksonline tregon në detaje për përmbajtjen e dramës dhe atë çka publiku do të shoh përmes shfaqjes së saj dhe tekstit të autores Muja.

‘Drama “Komedi e Kuqe” e autores Albana Muja paraqet një realitet të popullit, përkatësisht të rinjve shqiptar të cilët në mënyra të ndryshme përpiqen të gjejnë rrugë për njëjetë më të mirë.

Është mjaftë i njohur fenomeni i arratisjes, largimi nga vendi i tyre përmes kurorëzimit falco, i cili mundëson leje qëndrimin në shtetet e huaja. Drama në fjalë paraqet një marrëveshje të tillë të ashtuquajtur ‘kurorëzim përletra’, mes një vajze që synon të migrojë dhe një burri të martuar, i cili synon të përfitojë nga një kurorëzim i tillë. Kjo marrëveshje paraqet kërcënim për gruan, burri i së cilës vendos të kurorëzohet’, tregon regjisorja.

Ajo tutje tregon se në këtë shfaqje luajnë katër aktorë, ndërsa loja shkrihet brenda ‘njëpersonazhi’.

“Qasja ime regjisorjale trajton këtë fenomen në një formë të veçantë përmes lojës së katër personazheve, e cila lojë shkrihet dhe zhvillohet brenda ‘një personazhi’. Në këtë lojë vihet në pah; rrëmuja, çrregullimi, kërcënimi brenda çiftit si pasojë e marrëveshjes për kurorëzim dhe përpjekjet manipuluese që i bëhen personazhit në fjalë”.

Kjo shfaqjesipas Osmanit vjen në zhanrin tragjikomedi, ndërsa luajnë aktorët: Xhejlane Tërbunja,Mehmet Preteni, Njomza Tmava dhe Fisnik Istrefi.

“Dua t’i falenderoj të gjithë aktorët të cilët kanë dhënë maksimumin për të jetësuar, kët ëshfaqje më shumë përkushtim e profesionalizëm, përkundër kushteve të kufizuara dhe të ftohtit gjatë procesit të punës që e kishim në Teatrin e Mitrovicës”, shprehet në fund regjisorja.

Muzika e dramës ‘Komedi e Kuqe’ është realizuar nga Arbër Krasniqi, kostumografia është bërë nga Venera Osmani dhe skenografia nga Skender Boshtrakaj.

Ndryshe premiera e shfaqjes do të jetë në orën 19:00./Indeksonline/