09:54 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

“Kryeministër, a priten zhvillime pozitive”, Kurti: Gjithqysh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur te vila shtetërore “Bilana” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku sot do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse pritet ndonjë zhvillim pozitiv nga ky takim dhe shkurtimisht është përgjigjur “gjithqysh”, raporton Express.

Fillimisht Kurti do të zhvillojë takim me Shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Më pas, do të pësojë takimi i përbashkët me ndërmjetësuesit dhe Vuçiqin.