20:05 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lansohet Akademia Politike e AAK-së

Sot është bërë lansimi i Akademisë Politike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky lansim nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj u cilësua si një vlerë e shtuar e cila nxit të rinjtë e vendit që të jenë më të pavarur.

Gjatë ceremonisë së lansimit, Haradinaj porositi të rinjtë që të guxojnë të krijojnë, të jenë kreativ dhe se rehatia dhe siguria e punës nuk ekzistojnë vetëm në institucionet publike.

Ndryshe kjo kurrikulë është mbështetur nga Fondacioni Uestminster për Demokraci (Westminster Foundation for Democracy), në kuadër të programit “Forcimi i Kulturës Demokratike në Ballkanin Përendimor”, i cili financohet nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

Prezantimin e përmbajtjes e moduleve të kësaj Akademie Politike e bëri  Colin Bloom, konsulenti udhëheqës i këtij projekti.

Gjatë prezantimit ndër të tjerash Bloom deklaroi se kryeministri Ramush Haradinaj është shembull se si të përkrahen të rinjtë dhe të rejat, raporton Indeksonline.

Kurse krijimi i Akademisë Politike ishte propozim i kamotshëm i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Të pranishëm në këtë prezantim ishin shumë të rinj, por edhe fytyra të ndryshme publike që përkrahin këtë kurrikulë./Indeksonline/