09:27 / E Hënë, 23 Janar 2023 / MSH

Lëndon policët dhe vetën, arrestohet personi që kanosi zyrtarët në kryerje të detyrës

Një person është arrwestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi i njëjti kishte penguar dhe kanosur zyrtarët policorë, në kryerje të detyrës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:50, në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Policia bën të ditur se i dyshuari kishte rezistuar gjatë arrestimit të tij, duke lënduar kështu dy zyrtarë policorë dhe vetën.

Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim.