13:00 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Lëvizje e madhe! Prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit, prag shkarkimit

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku po bën lëvizje të mëdha në lidhje me institucionin e prokurorisë.

Deri më tani ajo është paditur dy herë në Gjykatë për dy shkarkime të cilat kanë shkaktuar shumë zhurmë edhe në media.

Por si duket ajo nuk ka ndërmd të ndalet! Pas Prokurorisë së Përgjithshme dhe prokurorive të rretheve, radha i ka ardhur Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Mësohet se është çështje kohe largimi i Besim Hajdarmataj nga drejtimi i Krimeve të Rënda, shkruan Report Tv.

Gjithashtu, janë bërë publike edhe dy emra prokurorësh që mund të zëvendësojnë Hajdarmatajn dhe ata janë Besnik Muçi me Ened Nakuci.

Besnik Muçi ishte një prej kandidatëve për postin e kryeprokurorit të përkohshëm, ndërsa Ened Nakuci ka patur së fundmi në dorë dosjen “Shullazi|.

Rikujtojmë se Besim Hajdarmataj është prokurori i cili kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit, çështje e cila akoma është një plagë për qeverinë Rama. /albeu.com/