14:28 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lirohen 12 izraelitë që dyshohej se kishin dhunuar një grua, britanikja kishte gënjyer

Një grua britanike që pretendonte se ishte dhunuar në Qipro është arrestuar me dyshimin se kishte gënjyer, sipas agjencive të lajmeve.

Gruaja britanike kontaktoi policinë në orët e hershme të 17 korrikut duke thënë se ajo ishte sulmuar në një hotel. Atë ditë policia arrestoi 12 meshkuj, të cilët edhe u paraburgosën.

12 izraelitët që u arrestuan gjatë sulmit të dyshuar, i cili thuhet se ka ndodhur më 17 korrik në Ayia Napa, tani janë liruar.

Reuters dhe AFP thanë se 19-vjeçarja u arrestua të dielën.

Ajo do të paraqitet në gjykatë të hënën, tha zëdhënësi i policisë Christos Andreou për AFP.