19:22 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

“Lumturi është era e një makine të re”, Gjiko me dhuratë luksoze për ditëlindjen e 29-të

Reperi i njohur Gjiko sot po feston ditëlindjen.

Artisti i suksesshëm shqiptar ka mbushur 29 vjet dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar as urimet e shumta për të, në mesin e tyre edhe nga bashkëshortja e tij, Elita Rudi, shkruan Indeksonline.

Por, Gjiko nuk u mjaftua me kaq, ai i ka bërë vetës një dhuratë super luksoze të cilën e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gjiko ka treguar se është bërë pronar i një makine të tipit “Porsche cayenneS”.

“Lumturi është era e një makine të re, urime ditëlindja Gjiko, 29”, ka shkruar reperi sipër imazhit./Indeksonline/