09:38 / E Premte, 10 Shtator 2021 / OSH

Marrëdhenie “divorci” mes Liverpoolit dhe Barcelonës, kjo e fundit ka borgje për të larë

Barcelona duhet të shpenzojë ende për Philippe Coutinhon.

Barcelona në janar të vitit 2018 e transferoi në ekip Coutinhon për një shumë rreth 150 milionë euro plus bonuset.

Sipas ‘Sport’, gjiganti spanjoll duhet t’i paguajë Liverpoolit edhe 20 milionë të tjera pasi që Coutinho të zhvillojë 100 ndeshje me klubin.

Aktualisht mesfushori ka 90 paraqitje me ‘Blaugranët’, megjithatë pas rikthimit nga lëndimi ai pritet të jetë pjesë e rëndësishme e formacionit.

Braziliani këtë sezon pritet të kompletojë 100 ndeshje me ekipin, e më pas klubi duhet t’i dërgojë 20 milionë euro Liverpoolit si pjesë e marrëveshjes.

28-vjeçari, në tre vitet e para në Spanjë nuk ka treguar gjithë kualitetet e tij pasi kishte probleme të shumta me lëndime por edhe me trajnerët që nuk i besonin pozitën në formacionin startues.