17:18 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mashkulli apo femra? Dilema se kush duhet të paraqitet i pari

A kanë ndryshuar gjërat, apo akoma mashkulli duhet të jetë xhentëlmen dhe pushtues?

Faqja e Match.com, ka bërë një hulumtim në të cilën ka pyetur meshkujt se çka pëlqejnë pas takimit të parë- femra e cila i paraqitet e para, apo femra që pret që mashkulli ti paraqitet i pari?

Natyrisht që mendimet janë të ndryshme, transmeton indeksonline.

Që femra të paraqitet e para

Kështu thonë 35 përqind e të anketuarve, duke e shtuar faktin që nuk janë aspak të kënaqur me mënyren e vjetër dhe tregimit për xhentëlmenët. Thonë që dëshirojnë femra të cilat marrin iniciativë vet dhe që nuk do të kundërshtonin kur femra e bënë me dije e para që është e interesuar për të vazhduar shoqërinë sërish.

Që femra të presë

Këtë qëndrim e kanë 55 përqind e të anketuarve që e konsiderojnë vetën si gjuetarë, andaj preferojnë femrat që duhet ti pushtojnë. Nuk do e humbin interesimin nëse femra paraqitet edhe vet, mirpo ajo është mënyra që atyre iu falë kënaqësi.

Krejt njësojë është

Thonë 10 përqind e të anketuarve. Nëse ajo e para paraqitet, nuk është problem, por është rregull edhe nëse ata duhet të ndërmarrin patjete rhapin e parë.

Duket që akoma e gjitha varet nga tipi i mashkullit që takojmë. /indeksonline/