22:46 / E Martë, 21 Shtator 2021 / OSH

Mbështetje e fuqishme nga PDK në Skenderaj për Bekim Jasharin: 24 kryetarë e ish kryetarë të nëndegëve i japin përkrahje

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari ka takuar 24 kryetarët e ish kryetarët e nëndegëve të PDK-së.

Jashari njoftoi tutje se mbështetja e tyre është e madhe për zgjedhjet locale të 17 tetorit.

Njoftimi i Jasharit:

Bashkë me bartësin e listës sonë për kuvend komunal, Nuredin Lushtaku, takuam 24 kryetarët e ish kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Skenderaj, të cilët i falënderova për mbështetjen e pa rezervë që po i japin kandidaturës sime për kryetar komune edhe për një mandat.

Mbështetja e tyre dhe e juaja të dashur qytetarë është obligim dhe përgjegjësi për mua që të vazhdoj të punoj në jetësimin e amanetit të dëshmorëve e martirëve të lirisë, për të pasur shtet të zhvilluar dhe mirëqenie për të gjithë.