13:32 / E Shtunë, 29 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Mbrëmja s’ishte aq e bukur për Luana Vjollcën

Puna me orar të zgjatur ka lodhur Luanën. Moderatorja na ka zbuluar se mbrëmja e kaluar e gjeti shumë vonë në shtëpi, pasi iu desh të punonte për shumë orë.

Ajo ka postuar në “instastory” disa foto që tregojnë kthimin në shtëpi, e mes tyre ishte edhe ajo e syrit të saj të kuq, duke shkruar: Syri i një njeriu të lodhur.

Kjo merakosi edhe familjarët e saj. Një nga mbesat e pyeti se kush e kishte mërzitur mirëpo Luana i tregoi se nuk ishte mërzitur me njeri por ishte shumë e lodhur.

Më pas, ajo shpërndau një mesazh pozitiv për të gjithë personat që punojnë vonë e sidomos ato të turnit të tretë.

Kë kemi si Luana në orët e vona të natës?