12:59 / E Diele, 25 Shtator 2022 / Gj. Sh

Medaljen e artë e rrëmbeu kroati Ante Živković

Përfundoi gara në Maratonën e Prishtinës, vrapimi 42 km.

I pari në cak është kroati Ante Živković, që u stolis me medaljen e artë, ndërkaq, në vendin e dytë e të tretë u plasuan kosovarët – Erzen Zyberaj dhe Emin Grajçevci, shkruan IndeksOnline.

Zhivkoviq arriti në finish te sheshi Skenderbej në kohën 02:40: 16, Zyberaj – 02:45:15.

Grajçevci ngeci me një vonesë prej gjysmë ore.

”Gjendem për herë të parë në Kosovë. Më pëlqen Prishtina, mikëpritja që mu bë”, tha për RTK-në Zhivkoviq.

Fituesi i dytë, Erzen Zyberaj deklaroi se është i kënaqur me medaljen e argjendtë. Më parë, tha ai, kam marrë pjesë në maratonën e Berlinit dhe në atë të Italisë./IndeksOnline/