14:27 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / S Z

Miliardere dhe 25 vjet më e re, Tom Cruise në një lidhje dashurie me rusen

Ylli i filmit të Hollivudit, Tom Cruise, u pa së fundmi duke u shoqëruar me një socialiste ruse të quajtur Elsina Khayrova në Londër, duke nxitur spekulimet se ata janë të dashur.

Aktori dhe ish-gruaja e një oligarku të tregtimit të diamanteve u panë së bashku në një festë në sheshin Grosvenor të Londrës.

61-vjeçari dhe partnerja e tij u shfaqën në mbrëmje së bashku rreth orës 21:00 dhe “kaluan pjesën më të madhe të natës duke kërcyer” me njëri-tjetrin në pistën e vallëzimit.- Advertisement –

Dyshja thuhet se u larguan nga festa së bashku në orët e para të së dielës.

“Ata ishin të pandashëm, padyshim çift”, tha një i ftuar në event për Daily Mail. “Ai dukej se ishte i lidhur me të.”

Ish-modelja, vajza e një deputeti të njohur rus, ka qenë e martuar më parë me manjatin rus Dmitry Tsetkov, me të cilin ndante një rezidencë prej 22 milionë paund në Ëentëorth në Surrey si dhe shtëpi në Londër me vlerë 18 milionë paund.

Ish-çifti kishin gjithashtu prona në Dubai dhe Qipro, përfshirë makina, stoli dhe koleksione të artit me vlerë miliona paund.

Pas dirvorcit,, Khayrova u akuzua për fshehjen e pasurive të konsiderueshme nga ish-bashkëshorti i saj, përfshirë koleksionin e çantave të saj prej 1 milion paund.

Ndërsa Cruise s’ka bërë publike asnjë romancë që nga divorci i tij nga gruaja e tij e tretë, Katie Holmes, 15 vjet më parë.

Megjithëse kohët e fundit u përfol se ishte në lidhje me Shakira-n si dhe aktoren, Hayley Atëell.

Cruise ka qenë i martuar me aktoret Mimi Rogers nga 1987 deri në 1990, Nicole Kidman nga 1990 në 2001 dhe Katie Holmes nga 2006 në 2012.

Ai është baba i tre fëmijëve, vajzës Bella, 30-vjeçe, dhe djalit Connor, 28-vjeç, me Kidman, ndërsa ka edhe vajzën Suri, 17, me Holmes.