11:37 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Minoritetet, ende s’kanë arritur në sallën e Kuvendit

Asnjë nga deputetët e minoriteteve ende s’kanë arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku në orën 11:00 është dashur të niste seanca për votimin e qeverisë “Kurti”.

Nuk dihet ende arsyeja pse ata nuk po shkojnë në sallën e votimit, mirëpo rikujtojmë se ka pakënaqësi në ndarjen e pozitave ministore.

Disa prej deputetëve që përfaqësojnë minoritetet, kanë kërkuar ministri nga Kurti.

Aktualisht koalicioni LDK-VV ka 58 vota nëse në votim s’marrin pjesë minoritetet./IndeksOnline/