09:33 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / C E

Një mitrovicas bëhet “rrotë”, sulmon gruan, fëmijët dhe prindërit

Është arrestuar një qytetar nga Mitrovica pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike në familjen e tij.

Nën ndikimin e alkoolit ai fillimisht kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas dhe fëmijëve e më pas kishte sulmuar fizikisht edhe prindërit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që ai nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve e me pas kishte sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/