21:42 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Mitrovicë: 19 të infektuar, 2 të shtrirë në Klinikën Infektive

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve të reja me coronavirus.

Ai ka thënë se tani në Mitrovicë janë 19 raste aktive me virus.

Mujka ka kërkuar të lëvizet sa më pak dhe vetëm me nevojë.

Publikimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetar.

Mbrëmë kemi pasur 2 raste të reja që kan rezultuar pozitiv në testin ndaj virusit COVID 19. Bëhet fjalë për raste kontakti që fatmirësisht janë shënjestruar shpejtë pa lënë mundësi të përhapjes së mëtutjeshme dhe tanimë janë në vetizolim.

Në anën tjetër po na shfaqet një fakt tepër shqetësues. Pozitiv në testim po dalin fëmijët 2 – 3 vjeç. Ata nuk po dalin jashtë ku munden me u infektu. Fatkeqësisht këtu po dështojmë ne të rriturit. Në vend se t’i mbrojmë familjet dhe të dashurit tonë, ne vetëm që t’i përmbushim disa teke tona të pakuptimta e duke mos i marr parasysh rekomandimet e IKSHPK për bartjen e maskave e dorëzave dhe ruajtjen distancës i rrezikojmë seriozisht.

Kuptohet nevoja e punës sepse sigurohet egzistenca por shetitjet e kota, grumbullimet për kafe e llafe vetëm sa rrezikojnë familjet tona.

Në Komunën tonë për momentin kemi 19 persona të diagnostifikuar me virusin COVID 19. Dy nga ta janë të shtritë në Klinikën Infektive ndërsa 17 tjerë janë në vetizolim. Gjatë vikendit do të ritestohen rastet nga Reka.

Të mobilizohemi, mos të ipemi pas aventurave dhe ti japim goditjen përfundimtare virusit në qytetin tonë.

Mos dil pa nevojë.