10:38 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Modelet 80 vjeçare që po u bëjnë konkurrencë vajzave të reja

Të gjithë e dinë se industria e modës ka kërkesa mjaft të ngushta sa i përket modeleve.

Në faqet e secilës revistë shihni modele 20 vjeçare, me bel të hollë dhe shumë seksi.

Prandaj rrallë herë mund të shihni ndonjë femër në moshë. Por është pikërisht fushata e re e Helmut Lang e cila iu përgjigj thirrjes për shumëllojshmëri duke angazhuar gratë 80 vjeçare për modelim, transmeton Indeksonline.

Për të shfaqur koleksionin e sezonit vjeshtë/dimër 2018, janë fotografuar disa gra të shkëlqyeshme, të cilat thjeshtë janë më në moshë se modelet e zakonshme.

Gratë e zgjedhura janë Margaret, 86 vjeç, gjyshja e stilistit Charlotte James Dilys, 86 vjeçe dhe Gillian 78 vjeçare./Indeksonline/