23:00 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ndodh 1 në 70 milionë! Gruaja lind katërnjakë në mënyrë natyrale

E padëgjuar në të kaluarën, por ja që ndodhi në Kinë.

Një grua atje ka lindur katërnjakë në mënyrë natyrale, të cilat janë ndarë në dy grupe binjakësh identikë. Mjekët e kanë cilësuar këtë rast si një mrekulli dhe sipas tyre, një gjë e tillë mund të ndodhë në 1 në 70 milionë raste.

Dy djemtë dhe dy vajzat lindën 32-javëshe nga nëna e tyre 31-vjeçare, e njohur me mbiemrin e saj Gao. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në një spital të provincës Hubei. Burri i zonjës Gao, u pa tejet i lumtur nga ky lajm dhe e përshkroi atë si një “bekim nga Zoti”, pasi gruaja e tij kishte dështuar në të kaluarën tre shtatzëni.

Për shkak të lindjes së tyre të parakohshme, foshnjat janë vendosur në repartin neontal dhe aktualisht po mbahen me ventilatorë, të cilët i ndihmojë të vegjlit të marrin frymë. Ndërkohë gjendja shëndetësore e zonjës Gao paraqitet mjaft e mirë, shkruan “Daily Mail”.