13:59 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ndryshime drastike në Ligën e Kombeve, çfarë do të përfitojë Kosova nga kjo?

Federata Evropiane e Futbollit ka vendosur që nga edicioni i ardhshëm të bëjë ndryshime të mëdha në sistemin garues të Ligës së Kombeve.

Edicioni 2020-21, do të fillojë në shtator të vitit të ardhshëm. Kosova pasi vjet e fitoi Ligën D, në stinorin e ri do të bëjë gara në Ligën C, shkruan Indeksonline.

Por me ndryshimet që UEFA planifikon të bëj, edhe Azerbajxhani që ishte në grupin tonë e mbeti në vendin e dytë, pritet të ngjitet në Ligën C.

Liga A e përbërë nga 12 shtete do të rritet në 16, Liga B po ashtu do të ketë 16 shtete. Liga C nga 15, vitin tjetër do të shtohet në 16 ekipe.

Ndërsa Liga D nga 16 shtete do të zvogëlohet në 7.

Pse përfiton Kosova në këtë rast?

Ngase Liga C, do të ketë punë me kombëtarët më të dobëta të kësaj lige, po ashtu edhe me shtetet nga Liga D, që përfitojnë ngritje nga ndryshimi i sistemit të garave.

UEFA-ja ka vendosur që stinori 2020-21 i Ligës së Kombeve të shërbejë edhe si mundësi e dytë për pak shtete, që të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2022 që zhvillohet në Katar.

Gjithë këto ndryshime pritet të zyrtarizohen të mërkurën në mbledhjen e ardhshme që do ta mbajë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së.

/Indeksonline/