13:15 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Oraret e ndeshjeve dhe delegatët për ndeshjet hapëse të sezonit të ri

Sezoni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë këtë fundjavë.

Të dielën, fillon sezoni i ri në kategorinë e femrave dhe meshkujve.

Në kryeqytet, fillimisht nga ora, 14:00, vashat e Prishtinës do të përballen me Bashkimin, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, pas tri orës, Prishtina e kategorisë së meshkujve do të luajë kundër kampionit në fuqi, Bashkimit.

Tani, Federata e Basketbollit të Kosovës ka caktuar oraret e këtyre ndeshjeve dhe delegatët.

E diele ora 14:00 ,
Prishtina – Bashkimi (Femrat)
Gjyqtari kryesor:Artan Gashi
Gjyqtari 1: Ngadhnjim Shabani
Gjyqtari 2:Amar Djekovic
Gjyqtari G:Atdhe Gutaj
Vëzhgus:Mehdi Gashi

E diele ora 17:00 ,
Prishtina – Bashkimi
Gjyqtari kryesor:Daut Mehmeti
Gjyqtari 1: Elldin Uglari
Gjyqtari 2: Atdhe Goqaj
Gjyqtari G: Arian Thaqi
Vëzhgus: Azem Hoxhaj./IndeksOnline/