23:30 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / AR

“Pafajësia e jote do të vërtetohet”, partneri i del në krah Fjolla Morinës

Fisnik Syla nuk heziton të shpreh publikisht dashurinë që ka ndaj gruas së tij Fjollës.

Edhe sot me anë të një Instastory tregoi se beson në të dhe pafajësinë e saj, shkruan Indeksonline.

“Përgjithmonë bashkë, Çdo herë me ty dhe për ty shpirti im … Do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e pa dëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitoj dhe pafajësia e jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta e ime…!” shkroi ai në një imazh nga martesa e tyre.

Ndryshe, Fisniku njihet si përkrahësi më i madh i Fjollës duke e bërë atë të ndihet gruaja më e lumtur në botë përkundër situatës në të cilën po kalon./Indeksonline/