19:55 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Patriot Behrami fiton në Minsk, futet në mesin e tetë boksierëve më të mirë në Evropë


Boksieri Patriot Behrami ka triumfuar ndaj italianit Vincenzo Mangiacapre, në garat e boksit të Lojërave Evropiane Minsk 2019.


Boksieri ynë triumfoi në kategorinë -69 kg. Ai mposhti medalistin e bronztë në Lojërat Olimpike Londra 2012. 


Me vendim të gjyqtarëve, Behrami fitoi me rezultat të ngushtë, 3:2.


Më këtë fitore, Patrioti hyri në mesin e tetë boksierëve më të mirë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.