15:55 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Performanca e Arilena Arës në Rumani “elektrizoi” publikun (Video)

Arilena Ara po korr sukses anembanë botës me këngën e saj “Nëntori”.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuara speciale e “The Voice” në Rumani, ku ka performuar këngën që e bëri të famshme jo vetëm në rajon por edhe në Rusi.

Image result for arilena ara

Në videot e publikuara në Insagram, Arilena shihet teksa realizon një performancë fantastike me zërin e saj të fuqishëm dhe sigurisht paraqitjen e veçantë.

E veshur e gjitha në të bardha, Arilena pushton skenën me zërin e saj, ndërkohë që anëtarët e jurisë nuk ndalin së duartrokituri.

Image result for arilena ara

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vijim. /lapsi

Temat: