10:49 / E Diele, 23 Janar 2022 / MSH

Përlotet Adele, COVID-i ia shtyen koncertin

Këngëtarja Adele ka njoftuar shtyrjen e koncertit të saj në Las Vegas, një ditë para se të niste, duke thënë se Covid e ka bërë të pamundur të vazhdojë.

Në një video të postuar në Instagram, Adele shfaqet e përlotur dhe kërkon falje pasi ekipi i saj është me Covid.

“Më vjen shumë keq, por shfaqja ime nuk është gati. Gjysma e ekipit tim ka Covid dhe ka qenë e pamundur të përfundoj shfaqjen”, tha ajo, duke shtuar se vonesat kishin dëmtuar planet e saj.

Ajo do të luante të premten në “The Colosseum” në Caesars Palace, i pari nga 24 koncertet. Seria e shfaqjeve Weekends With Adele, do të fillonte të premten dhe do të vazhdonte deri më 16 prill.

Biletat ishin vënë në dispozicion që në dhjetor dhe u shitën në kohë rekord. Ato varionin nga 85 dollarë në 685 dollarë. Ato do të ishin koncertet e saj të para live në pesë vjet. Së bashku me dy takime në Hyde Park të Londrës, këtë verë, ato janë të vetmet shfaqje që ajo ka njoftuar për të promovuar albumin e saj të katërt, “30”.

Duke folur në Instagram, Adele tha se kishte qenë zgjuar për 30 orë duke u përpjekur të shpëtonte produksionin, por thjesht “i kishte mbaruar koha”.

“Është e pamundur të përfundosh shfaqjen. Unë nuk mund t’ju jap atë që kam tani dhe jam e mërzitur. Dhe jam vërtet e turpëruar dhe më vjen shumë keq për të gjithë ata që udhëtuan”, u tha ajo fansave.

Këngëtarja e “Hello” tha se datat do të ricaktohen.