13:48 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / S Z

Podujeva merr vendim, falë tatimin në pronë

Komuna e Podujevës ka marrë vendim për faljen e tatimit në pronë në vlerë prej 100 euro për vitin 2023 për të gjithë qytetarët.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka thënë se për të gjithë qytetarët të cilët tashmë e kanë paguar tatimin, vlera e falur iu llogaritet paradhënie për vitin 2024.

“Për qytetarët të cilët tashmë e kanë paguar tatimin, vlera e falur iu llogaritet paradhënie për vitin 2024. I falënderoj asamblistët për votimin e urime qytetarëve”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Postimi i plotë i Bulliqit:

Falet tatimi në pronë në vlerë deri në 100 euro për vitin 2023 për të gjithë qytetarët

Sot është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, ku me 19 vota PËR është miratuar propozimi ynë për faljen e tatimit në pronë në vlerë deri në 100 euro për vitin 2023 për të gjithë qytetarët.

Për qytetarët të cilët tashmë e kanë paguar tatimin, vlera e falur iu llogaritet paradhënie për vitin 2024.

I falënderoj asamblistët për votimin e urime qytetarëve!