21:28 / E Shtunë, 07 Gusht 2021 / OSH

Pozita deklaron se Kuvendi ka punuar shumë e opozita e thotë të kundërtën

Opozita po e kritikon punën e pushtetit brenda Kuvendit në këta katër muaj mandat. Por nga partia në pushtet, Vetëvendosje, thonë se asnjëherë më shumë nuk është punuar brenda Kuvendit të Republikës ndonëse për këta muaj kanë kaluar vetëm katër ligje.

E dobët po konsiderohet puna e sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës nga opozitarët dhe shoqëria civile. Por për partinë në pushtet për këta katër muaj është bërë punë e madhe në Kuvend.

‘Të drejtën e opozitës e kanë natyrisht edhe opozita edhe shoqëria civile. Si deputetë kemi qenë ekstrem të angazhuar. Për mua është legjislatura e tretë me radhë, asnjëherë me kaq shumë punë nuk kemi qenë”, tha Kusari-Lila për RTK’në.

Por për ligjvënësit opozitar pushteti ka dështuar në Kuvend ndonëse ka vota të mjaftueshme për t’i kaluar ligjet.

“Sa i përket miratimit të ligjeve kemi dështuar. Koalicioni qeverisës ka dështuar që të ofrojë ligje në Kuvend sepse numrat i kanë. Është një neglizhencë e tepruar e qeverisë Kurti për të prodhuar ligje dhe dërguar në Kuvend dhe prej 16 tyre sa i kanë propozuar vetëm katër kanë kaluar”, tha Pal Lekaj, deputet i AAK’së.

Edhe pse Kuvendi mbajti të premten dy seanca nuk u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës pasi opozita e lëshoi sallën. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ndërkohë theksoi se të njëjtat do të shqyrtohen në seancën e radhës ndonëse ishte paralajmëruar mbyllja e punimeve të sesionit pranveror.