13:34 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / AR

Psikologia e gjimnazit në Pejë thotë se u kërcënua me vrasje nga një profesoreshë

Është kërcënuar me vrasje psikologia e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë.

Kështu ka pohuar për Indeksonline vetë psikologia, derisa thotë se kërcënimi iu bë më datë 2 mars nga një profesoreshë e po të njëjtës shkollë (emër i njohur për redaksinë).

Siç tregon ajo, profesoresha e ka sulmur fizikisht një nxënëse, e këtë rast e ka trajtuar psikologia.

Psikologia tregon se profesoresha i shkoi në zyre dhe e kërcënoi me vrasje.

Profesoresha me ka thënë pse po mirresh me rast, pse po organizon mbledhje të unionit. Më ka thënë unë ty të mbys, nuk ke nevojë me u marrë me mu. Më pas ka eskalu situata dhe ka tentu me ushtru dhunë ndaj meje por shoqja e vet e ka largu prej zyre“, thotë ajo.

Tutje psikologia tregon që rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

Po ashtu viktima, në këtë rast psikologia njofton se tashmë gjendet në pushim mjekësor për shkak të situatës që ndodhet, por që sipas saj, profesoresha vazhdon me mbajt mësim./Indeksonline/