11:36 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / C E

Raporte jo shumë të mira me trajnerin, Lukaku tregon për formën jo të mirë te Chelsea

Aventura e Romelu Lukakut tek Chelsea nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Sulmuesi u rikthye pas një dëmtimi të gjatë, megjithatë në tërësi paraqitjet e tij kanë lënë shumë për të dëshiruar.

Trajneri Tomas Tuchel ka preferuar lojtarë të tjerë në qendër të sulmit edhe tani që belgu është rikthyer. 

Në një prononcim për prestigjiozen “ESPN”, 28 vjeçari ngriti dyshime mbi raportin e tij me trajnerin.

“Kemi folur disa herë për të kuptuar se çfarë dëshiron trajneri që unë të bëj. Thjesht doja një mundësi për të treguar veten dhe jam i lumtur që ndihmova ekipin”, tha sulmuesi belg.

Lukaku u transferua me bujë në verë nga Interi, por “gjigandi i mirë” është shumë larg paraqitjeve të sezonit të kaluar.

Këtë sezon ai ka luajtur 17 ndeshje dhe ka realizuar vetëm 6 gola, shumë pak për një sulmues të kalibrit të tij. /IndeksOnline/