07:32 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Recetë se si të shëroni buzët e thara

Cila vajzë nuk dëshiron që të ketë buzë të buta, të cilat duken të shëndetshme dhe të mahnitshme – qoftë me buzëkuq apo pa të?

Ditët e ftohta të dimrit, dehidratimi dhe faktorë tjerë ndikojnë që të keni buzë të thara.Megjithatë, fatmirësisht ekzistojnë receta shtëpiake të cilat ju ndihmojnë t’i zbutni buzët e thara.

Metoda në fjalë është me sheqer me ngjyrë kafe, ndërsa është metodë tejet e thjeshtë, efektive dhe e lehtë.

Sheqeri ngjyrë kafe është eksfoliant i mahnitshëm natyral – ndërsa shumica prej nesh veçse e kemi atë në kuzhinë!Mjafton ta përzieni një lugë çaji sheqer me një lugë çaji mjaltë në një gotë apo tas.

Përzieni ato dyja mirë dhe produktin e fituar aplikojeni në buzë.

Lëreni në buzë produktin për rreth pesë minuta, ndërsa pastaj pastrojeni me një letër para se ta pastroni me ujë të vaktë.