15:04 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / L K

RENEA dhe Drejtoria e Antiterrorit zbarkojnë në Rinas, skaneri “kap” një pako të dyshimtë

Një pako e dyshimtë e skanuar në godinën e Kargos në Aeroportin e Rinasit ka ngritur në këmbë përfaqësuesit e sigurisë atje dhe Policinë e Shtetit. Njësia Antieksploziv e Repartit Special RENEA dhe Drejtoria e Antiterrorit, të mbështetura nga shërbimet e tjera kanë shkuar menjëherë.

Janë kryer të gjitha veprimet procedurale për sigurinë e shtetasve që ndodheshin në këto ambiente apo pranë tyre dhe janë kryer veprimet e shpejta ekzaminuese nga Njësitë policore të mësipërme.

“Nga veprimet e shpejta ekzaminuese, të kryera nga Njësia Antieksploziv e Repartit Special RENEA, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Drejtorisë së Antiterrorit, rezultoi se pakoja NUK kishte probleme”, thotë Policia.

Grupi hetimor vijon veprimet verifikuese, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Rinas/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas janë njoftuar se gjatë skanimit të disa pakove në ambientet e godinës së Kargos, është konstatuar një pako e dyshimtë. Menjëherë pas njoftimit, janë kryer të gjitha veprimet procedurale për sigurinë e shtetasve që ndodheshin në këto ambiente apo pranë tyre.

Nga veprimet e shpejta ekzaminuese, të kryera nga Njësia Antieksploziv e Repartit Special RENEA, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Drejtorisë së Antiterrorit, rezultoi se pakoja nuk kishte probleme.

Grupi hetimor vijon veprimet verifikuese, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.