10:20 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / C E

Roland Garrosi nis me surpriza, eliminohen Williamsi e Murray

Ka nisur në Paris grand slam i Roland Garros, turneu i fundit i madh i këtij viti që zhvillohet në fushat me dhe.

Në fakt, ky turne duhej të ishte zhvilluar në fillim të qershorit, por u shty nga organizatorët për shkak të koronavirusit.

Te femrat, tenistja rumune Simona Halep e nis mbarë eventin, duke fituar 2-0 (6-4, 6-0) ndaj spanjolles Tormo Sorribes. Eliminohet tenistja amerikane Venus Williams, që u mund 2-0 nga sllovakja Anika Schmiedova.

Fiton edhe tenistja bjelloruse Victoria Azarenka, që mund 2-0 malazezen Kovinic, ndërsa 17-vjeçarja amerikane Cori Gauff mundi 2-0 britaniken Johanna Konta. Ndërsa belgia Elise Mertens mundi 2-0 rusen M.Gasparyan.

Te meshkujt, eliminohet belgu David Gofn, që u mund 3-0 (7-5, 6-0, 6-3) nga italiani John Sinner.

Eliminohet edhe britaniku Andy Murray, që u mposht 3-0 nga zvicerani Stanislas Wawrinka (6-1, 6-3, 6-2).

Ndërsa gjermani Alexander Zverev mundi 3-0 sllovakun Novak.