13:53 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Roman Calderon: Këto janë arsyet se pse Reali nuk e zgjodhi Conten

Antonio Conte shihej si menaxher i ardhshëm i Real Madridit para se Julen Lopetegui të shkarkohej nga gjigandët spanjollë.

Ndërkohë, ish presidenti i Los Blancos, Ramon Calderon, ka deklaruar se arsyeja pse Conte nuk është zgjedhur menaxher i Real Madridit është lista e kërkesave të pabesueshme që nuk kanë pasur gjasa të pranohen nga klubi spanjoll.

Sipas tij, italiani kishte kërkuar tre vjet kontratë dhe kishte kërkuar transferime të shumta, por se kjo është diçka që presidenti aktual Florentino Perez nuk ishte i gatshëm ta pranojë.

Poashtu, sipas tij, Antonio Conte nuk mund të jetë trajner i Realit pasi filozofia e tij e lojës me tre qendërmbrojtës dhe me kundërsulme nuk i përshtatet madrilenëve. /IndeksOnline/

Temat: