22:37 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

Rutina 7 minutëshe që do ju ndryshojë jetën

Duhen vetëm 7 minuta për ta nisur mbarë ditën.

Para se të filloni ditën tuaj, kjo rutinë do të sigurojë mënyrën e duhur të mendimit. A do ta ndiqni atë

Para se të filloni: Përgatituni

Së pari, duhet të gjesh një vend të qetë, si pwr shembull nw shtwpinw tuaj. Duhet ta bëni herët në mëngjes, dhe do t’ju duhet një ditar.

Minuta e parë: Pastroni mendjen nga mendimet e tjera

Duhet të pastrosh mendjen nga çdo gjë. Lëre mënjanë telefonin që e kontrollon vazhdimisht, apo rrejtet sociale. Të pastrosh mendjen do të thotë të jesh i vetëdijshëm që po përgatitesh për ditën që ke përpara.

Minuta e dytë: Merrni frymë ngadalë

Ju mund të keni një mënyrë tjetër për ta menaxhuar stresin që ndjeni. Gjithsesi, frymëmarrja e thellë krijon një efekt qetësues në trurin tuaj, dhe ju ndihmon të përqendroheni. Që kjo rutinë të funksionojë, thjesht rrini i qetë dhe merrni frymë.

Minuta e tretë deri në të gjashtën: Mbaj shënime dhe vizato

Ju keni dëgjuar shumë gjëra mbi ditarin, por procesi që duhet përdorur, wshtw tw shkruani nw ditar gjatë gjithë ditës.

Përshkruajini mendimet e para që ju vijnë pasi mbërrini në punë, por para se të filloni me detyrat e ditës. Vizatoni një figurë apo shkruani një ide. Është një mënyrë për të kuptuar se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë ju streson.

Minuta e shtatë: Rishiko shënimet

Pasi të keni hedhur në bllok disa shënime, dhe keni regjistruar kohën e këtij aktiviteti, sigurohuni që të keni rreth 1 minutë në fund për të parë për herë të dytë shënimet tuaja. Mendoni se çfarë keni shkruar dhe pse e keni bërë këtë, dhe bëni një plan të shkurtër, në vetëm 30 sekonda, për të vepruar në njërën nga pikat në listën tuaj. Vetëm një.

Nëse keni vënë në listë nevojën për të trajtuar një konflikt apo për të përfunduar një raport, vendosni që të përqendroheni tek ajo detyrë, dhe sigurohuni që të jeni të qëllimshëm për ta adresuar atë. Mbaruat për sot. Vetëm 7 minuta. Ndiqeni planin për të paktën një javë.