00:44 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shërbime hoteliere dhe byfeja në ambientet e MZHE-së, ja sa para u kushtoi tenderi!

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e cila drejtohet nga Valdrin Lluka për këtë fundvit ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues ka të bëjë me shërbime hoteliere, byfe në ambientet e MZHE-së, shkruan Indeksonline.

Në kontraten e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se vlera e saj fillimisht ka qenë 100.000,00 euro, porse e njëjta është nënshkruar për 31.600,00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik D.P.H. ” DIAR “.

Tutje, përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: Ofrimi i shërbimeve hoteliere, byfe për nevojat e MZHE në periudhën 3 vjeçare Machiato e madhe 3000, makiato e vogël 10000 copë, expreso 10000 copë, çaj(frutave, gjelbert,ment, kamomil 5000 copë, sendëich me mish pule 2500 copë etj.

Poaahtu, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 290.700,00 euro. /Indeksonline/