18:50 / E Diele, 04 Prill 2021 / A. A

Shikuesit e televizionit katalonas reagojnë ndaj televizionit spanjoll, shkak Kosova

Tretmani që i ka bërë ekipit të Kosovës televizioni publik spanjoll, ka nxitur reagimin e shumë shikuesve në Kataloni.

Televizioni katalunas TV3 ka transmetuar ndeshjen Spanjë – Kosovë, duke marrë sinjalin nga televizioni publik.

TVE me një vendim skandaloz të bordit, pasqyroi akronimin e Spanjës me shkronja të mëdha ‘ESP’ ndërsa të Kosovës me shkronja të vogla ‘kos’, transmeton Indeksonline.

Gazetari i La Vanguardia, Joaquin Luna, shkruan sot një kolumnë në lidhje me ankesat që kanë dërguar shikuesit e TV3 , duke shprehur pakënaqësi me vendimin e TVE.

Luna, kritkoi ashpër pozicionimin e TVE duke kërkuar sqarim nga bordi i televizionit spanjoll.

/Indeksonline/