10:10 / E Enjte, 20 Prill 2023 / S Z

Shiste armë, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë, për shitje të paautorizuar të armëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke bërë shit-blerjen e 5 armëve-pistoleta në kundërshtim me ligjin, me qëllim përfitimi material. Gjatë kontrollit, armët e dyshuara nuk janë gjetur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimi”, thuhet në raporton e policisë./IndeskOnline/