15:12 / E Martë, 26 Korrik 2022 / A. M.

Shkarkimi i Ahmetajt dhe emërimi i Ballukut – puna e parë e Begajt si president

Shkarkimi i Arben Ahmetajt nga posti i zëvendëskryeministrit dhe emërimi i Belinda Ballukut në këtë detyrë është puna e parë që Bajram Begaj e bëri si president i Shqipërisë.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave”.

“Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Duka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë”, ka njoftuar presidenca shqiptare.

Firmat e kryeministrit Edi Rama mbajnë datën 24 korrik ku, sipas të gjitha gjasave, as vetë Arben Ahmetaj nuk dinte gjë.

Në ceremoninë e betimit të presidentit Bajram Begaj, Arben Ahmetaj ishte ulur në karrigen e zëvendëskryeministrit në Parlament, ndërsa një ditë më pas planet për të vijuar mandatin duket se u prishën./ A2 CNN