12:12 / E Martë, 03 Gusht 2021 / OSH

Shtatzënia dhe vaksinimi anti-Covid-19, ja çfarë sugjerojnë mjekët

Që nga shpërthimi i pandemisë, gjinekologët në mbarë botën janë angazhuar të përcjellin informacionet e duhura dhe t’u japin siguri të gjitha grave shtatzëna dhe atyre që po planifikojnë një shtatzëni.

Përkatësisht, shoqatat italiane dhe amerikane të mjekëve obstetër-gjinkologë iu kanë bërë thirrje institucioneve të zbatojnë këshillat e duhura dhe të aktivizohen me një fushatë informimi të saktë, duke mbeshtetur vaksinimin anti COVID-19 të grave në moshën riprodhuese.

Në veçanti sqarojnë se:

– Shtatzënia nuk është kundërindikim për vaksinimin.

– Dëshira riprodhuese ose kërkimi i shtatzënisë nuk janë kundërindikim për vaksinimin.

– Ushqyerja me gji nuk është kundërindikim për vaksinimin.

– Kontracepsioni hormonal nuk është kundërindikim për vaksinimin.

Gratë shtatzëna janë të ftuara të vaksinohen me një përparësi më të lartë se gratë jo shtatzëna të së njëjtës moshë, sepse shtatzënia është një gjendje e brishtë.

Gratë shtatzëna që infektohen me COVID-19 paraqesin një rrezik disa herë më të lartë, për të patur komplikacione (si vdekshmëri më të lartë, presion i lartë i gjakut, lindje e parakohshme etj) se gratë jo shtatzëna.