21:43 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shtrihet dora e pajtimit mes dy familjeve në Zhur

Rastet e faljes së gjakut ndërmjet dy familjeve në Kosovë, kohëve të fundit janë bërë të shpeshta.

Një rast i tillë ndodhi sonte në Prizren, ku familja Shala nga Jeshkova i fali gjakun familjes Kurtaj nga Zhuri, transmeton Indeksonline.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate në një postim në Facebook, duke treguar arsyen e hasmërisë.

Më poshtë postimi i Berishës pa ndërhyrje:

Familja Shala nga Jeshkova i falë gjakun familjes Kurtaj nga Zhuri! 

Familja e dëshmorit Ymer Shalës që humbi dajlin në aksident komunikacioni në gushtë të vitit kaluar në Vlashnje i fali gjakun familjes Shefki Kurtajt. 

Kjo tragjedi e familjen Shala dëshirojm të mbetet rasti dhe ngjarja tragjike në komunikacion e fundit dhe dhashtë zoti të mos ndodhin më…/Indeksonline/