20:31 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / AR

Slogani i fuqishëm i “Akshami me Gjylen”: “Pa u faru djem e qika jo nuk ndahet Mitrovica”

“Akshami me Gjylen” është shndërruar në njërin prej serialeve më të pëlqyera në vend.

Indeksonline ka qenë prezentë duke parë nga afër xhirimet e tyre.

Në episodin që do të transmetohet ditën e premte është përcjell një slogan i fuqishëm për shkak të situatës së krijuar në Veri të Mitrovicës.

“Pa u faru djem e qika jo nuk ndahet Mitrovica”, thuhet në sloganin e episodit të ri, për të cilin producenti e aktori Osman Azemi ka thënë që çdo javë kanë nga një thënie që është aktuale.

Në videon me poshtë mund të ndiqni materialin e plotë./Indeksonline/