22:19 / E Premte, 01 Prill 2022 / MSH

Spektakël basketbollistik në Istog, një amerikan hero i një qyteti

Palestra e sporteve në Istog ishte e stërmbushur sonte. Ndeshja mes Istogut dhe Neë Basket ka prodhur spektakël në qytetin e bukur të Dukagjinit.

KB Istogu arriti fitore në sekondat e fundit të ndeshjes duke ngritur në këmbë qindra-mijëra tifozë.

Fikret Shatri drejtoi djelmoshat e tij drejt fitores së madhe nga pozita e trajnerit. Te Istogu u rikthye në parket kapiteni fantastik, Diamant Shabanaj.

Basketbollisti më i mirë në fushë ishte amerikani Sam Taylor.

86-85 ishte rezultati i ndeshjes.

Madje amerikani Taylor shënoi në sekondën e fundit për të sjellur emocionet e basketbollit çfare shihen shpeshherë në basketbollin amerikan.

No description available.

Në fund të ndeshjes tek lojtarët e Istogut nuk munguan as lotët e gëzimit./Indeksonline/