08:09 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Stinët ku ndodhin ndarjet më të mëdha

Me ngrohjen e motit dhe praninë e rrezeve të diellit më gjatë, pranvera rezulton të jetë koha ku lidhja juaj mund të përfundoj.

Muajt e pranverës mund të jenë fillimi i sezonit të ndarjes, sepse shumica e lidhjeve të formuara gjatë muajve të vetmuar e të ftohët të dimrit përfundojnë.

Sipas ekspertëve, dimri është periudhë ku shumica e njerëzve futen në lidhje si mënyrë për ta larguar mërzinë dhe depresionin që e sjell ai sezon.

Psikologia Dr. Danielle Forshee tregon se zvogëlimi i pranisë së rrezeve të diellit gjatë muajve të dimrit është shkaktar i formimit të lidhjeve të reja, ndërkaq prania e diellit (rrjedhimisht motit të nxehtë) gjatë pranverës ka të bëjë me ndarjet./Indeksonline/