22:40 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / AR

Takime me kongresmenë, Reshitaj lajmërohet nga Amerika

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj po qëndron në Washington DC, ku po zhvillon takime me kongresmenët Lisa McClain, Ritchie Torres e Jim Himes.

Ajo thotë se nga ata ka kërkuar që SHBA, ashtu si na kanë përkrahur në secilën fazë të shtetndërtimit të jenë pranë nesh edhe tani në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë.

Postimi i plotë:

Në ditën e dytë të qëndrimit në Washington DC sot në kuadër të Programit të Botës së Hapur organizuar  nga Zyra e Kongresit Amerikan për Udhëheqësi Ndërkombëtare pata kënaqësinë të takoj në takime të veçanta kongresistët e nderuar znj. Lisa McClain, z. Ritchie Torres dhe z. Jim Himes.

Zhvillimet aktuale politike në vend, çështjet ekonomike, përspektiva e të rinjve dhe liria e levizjes së tyre në vendet tjera, mirëqenia e qytetarëve, dialogu me serbinë ishin temat për të cilat shkëmbyem pikëpamje.

Nga kongresistët ndër të tjera kërkova që SHBA ashtu si na kanë përkrahur në secilën fazë të shtetndërtimit të jenë pranë nesh edhe tani në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë.

Kënaqësi të dëgjosh gatishmërinë e kongresistëve për vazhdimin e mbështetjes nga SHBA në forcimin e institucioneve të Kosoves.